RREGULLAT E FLUTURIMIT NDËRKOMËBTAR
ARTIKULLI I. - PARAKËRKESAT
- 1) Grupi/Ekipi i Tiplerave Anglez duhët të përmban minimum 3,
maksimum 20 pëllumba.
- 2) Garuesi lajmëron garën e tij tek përfaqësuesi i tij regjional së
paku 7 ditë para datës së garës.
- 3) Referi duhet të jetë më i vjetër se 15 vjeçar, i cili nuk është
në lidhje farefisnore me garuesin. Duhet ti lexon dhe kupton rregullat
e fluturimit ndërkombëtar para se të fillon gara. Garuesit i nevojitet
vetëm një refer.
- 4) Ora. Referët duhet të mbajnë dhe të vendosin orën e tyre në GMT
plus ose minus varet nga zona e tyre kohore.
- 5) Procesverbali shkarkohet nga vebfaqja zyrtare “International
Tippler Fly”
- 6) Rregullat mund të përkthehen në gjuhë të huaja mirëpo versioni
në gjuhën Angleze predominon. Origjinali në Anglisht i këtyre
rregullave është vendosur në vebfaqen e ITF.
- 7) Organizatorët e ITF lajmërojnë datat e fluturimit në veb-faqen e
ITF. Lajmërimi përfshin ftesën e çdo garuesi në bote që të marr pjesë.
Ftesa përsonale do të dërgohen tek ata persona që i kanë e-mail adresat
në dosjën e ITF.
ARTIKULLI II. - PARA STARTIMIT
- 1) Titulli i Procesverbalit duhet të plotësohet.
- 2) Referi duhet të jetë prezent në vend para startit që ti
kontrolloj unazat e pëllumbave fluturues dhe të verifikoj numrat e
unazave me numrat që janë shënuar në procesverbal. Unazat duhet të jenë
në një madhësi që nuk mund të hiqen nga këmba e pëllumbit.
- 3) Garuesi duhet ta informoj referin për mënyrat që ai i përdor për
ti zbritur pëllumbat e tij, dhe ky informacion duhet të shënohet në
procesverbal poashtu.
ARTIKULLI III. - STARTIMI
- 1) Grupi/Ekipi duhet të startoj në agim në orën dhe minutën e saktë
zyrtare (në dispozicion për çdo lokacion në http://www.timeanddate.com/worldclock/sunrise.html
në kolonën "Civil Twilight Starts"
- 2) Starti mund të shtyhet për 60 min - për shembull, përshkak të
motit të lig, apo pëllumbi është viktimë e gjuetisë, ora dhe minuta e
saktë e startit shënohet menjëherë në Procesverbal.
- 3) Grupi garues mund të lëshohet në ajër edhe me dorë. Në rast se
grupi apo ndonjë nga pëllumbat garues, nuk fluturon, nxitja e pëllumbit
për të fluturuar lejohet vetëm pesë minutat e parë mbas startit.
ARTIKULLI IV. - FLUTURIMI
- 1) Në asnjë moment grupi fluturues nuk duhet të lihet pa
mbikqyerjen e referit. zëvendësimi i referit mund të bëhet, në rastë të
ndërrimit të referit, koha e vetë zëvendësuesit dhe e referit qe
zëvendësohet duhet të shënohet menjëherë në procesverbal. Të gjithë
referat duhet të nënshkruajnë procesverbalin para se ata të largohen.
- 2) Mbikqyerja do të bëhet nga një pozite e përshtatshme për ti
vështruar pëllumbat si nga referi poashtu edhe nga garuesi.
- 3) Çdo pëllumb garues i cili nuk shihet me sy nga referi, në
çfarëdo kohë brenda orës së parë të fluturimit do t’i mundësohet
fluturimi deri në mbarim të orës së dytë. Nëse pëllumbat paraqiten në
orën e dytë të fluturimit dhe përsëri ngritën në fluturim, do t’i
pranohet një orë prej momentit kur janë parë për herë të fundit. Kjo
vlen për një ose me shumë pëllumba.
- 4) Mbas dy orëve të para të pjesëmarrjes, të gjithë pëllumbat
garues duhet të shihen së paku njëherë çdo 60 minuta, edhe në raste kur
grupi shpërndahet.
- 5) Koha kur grupi largohet nga shikueshmëria do të regjistrohet në
procesverbal vetëm nëse ajo kalon periudhën kohore 45 minutëshe.
- 6) Garueseve do tu ipet një leje në rastë sulmi të grabitqarit por
vetëm kur kjo dëshmohet apo shihet nga ana e referit. Çdo pëllumb i
cili rrëmbehet apo plagoset nuk do të llogaritet, kjo do merret se
pëllumbi as nuk ka fluturuar. Çdo pëllumb i sulmuar do ti nënshtrohet
rregullës 60 minutëshe. Vetëm dy sulme të këtij lloji do të lejohen
sipas rregullores. Minimumi 3 pëllumba duhet të fluturojnë dhe të
zbresin për brenda marrëveshjes se këtyre rregullave.
- 7) Koha duhet të merret ajo kur pëllumbi i parë i grupit garues
zbret pa shenjën e garuesit.
- 8) Kur garuesi vendos që të zbres grupin e tij, ai e informon
referin për qëllimin e tij, e jep shenjën për zbritje, referi e merr
kohën në momentin kur jepet shenja (sinjali).
- 9) Nëse sinjali jepët gjatë orëve të ditës dhe grupi apo vetëm
ndonjë pëllumb zbret poshtë, dhe përsëri ngritët dhe vazhdon fluturimin
kjo lejohet mirëpo të gjithë pëllumbat garues duhet të kthehen dhe të
jenë nën kontroll për verifikimin e unazave brenda 60 minutave mbas
kohës zyrtare të fluturim të natës. Ju lutem, shikoni kolonën "Civil
Daylight Ends" për lokacionin tuaj http://www.timeanddate.com/worldclock/sunrise.html
- 10) Pëllumbat që zbresin më larg se 65 metra nga shtëpiza/kafazi ku
mbahen pëllumbat, gara do të diskualifikohet. Kjo nuk vlen për Dropera,
apo për pëllumbat e sulmuar nga ana e grabitqarit, siç është e
përcaktuar brenda këtyre rregullave.
- 11) Çdo pëllumb garues i cili zbret brenda 65 metrash është në
përputhshmëri me këtë rregullore. Nëse garuesi nuk mund ti fut brenda,
ai lejohet që të shkoj ti marr/zë ata nga vendi ku janë duke qëndruar.
- 12) Kur grupi i pëllumbave fluturon pa ndonjë gabim mbas kohës
zyrtare të fluturimit të natës: Ju lutem, shikoni kolonën
"CivilDaylightEnds" për lokacionin tuaj në linkun e vendosur me poshtë
http://www.timeanddate.com/worldclock/sunrise.html
Dhe ende fluturojnë së bashku pa gabim deri sa të jepet sinjali,
lejohet vetëm një orë që ata të zbresin poshtë dhe të jenë nën kontroll
në kafaz apo vendin ku mbahen pëllumbat. Nëse pëllumbat nuk janë duke
fluturuar së bashku mbas kohës zyrtare të fluturimit të natës ata janë
të nënkuptuar si të ndarë që nënkupton se e gjithë ekipi/grupi nuk
mundet të shihet me një shikim për më gjatë se 5 minuta. Koha e ndarjes
duhet të regjistrohet në procesverbal nga ana e referit, garuesit i
lejohet vetëm një orë që ti zbret dhe ti fus pëllumbat e tij në kafaz
apo në vendin ku mbahen pëllumbat. Garuesi është i lejuar që ti
fluturoj pëllumbat gjatë fluturimit të natës me ndihmën e ndezjes së
dritës, që për referin të jetë më lehtë ta vështroj garën. Në raste kur
drita është ndezur, ajo duhet të qëndroj e ndezur derisa të jepet
sinjali për zbritje. Referi duhet të informohet se cila dritë është
drita ndihmëse, dhe cila dritë është sinjal për zbritje, kjo duhet të
lajmërohet para fillimit të garës.
- 13) Referi i deleguar i cili sheh arsye për diskualifikim, ai duhet
ta lajmëroj garuesin para se të lëshoj lokacionin. Nëse referi dyshon
që grupi nuk është duke fluturuar brenda rregullave dhe mendon se
ekziston shkaku për diskualifikim mirëpo nuk mundet që atë ta
identifikoj pozitivisht, ai duhet të qëndroj në vendin e tij te
referimit deri një orë mbas rastit para se ta marr vendimin
përfundimtar. Nëse referi merr kohen e grupit fluturues që ai është
duke referuar ai nuk mund të shkoj derisa grupi të jetë në kafaz dhe të
gjithë unazat të verifikohen.
- 14) Cilido person me paramendime frikësuese ose që shkakton frikë
te ndonjë pëllumb garues që të arrij një kohë më të gjatë para kohës se
marrur kjo shkakton që garuesi të jetë çështje për diskualifikim.
Frikësimi i pëllumbave që kanë zbritur në pullaz e të cilëve koha është
marrur, detyrimi i tyre për hyrje në kafaz është i lejuar.
- 15) Gjatë fluturimit të ditës, referi duhet të shënoj ndryshimet në
procesverbal si për shembull moti, sulmet e grabitqarit, dhe informata
tjera relevante që do të jenë ndihmesë për të tjerët që të vlerësojnë
kushtet e fluturimit për vendet e huaja. Në raste të mungesës së vendit
për shënim në faqën e parë, ana e prapme e faqës mund të përdoret
- 16) Nëse ndonjë pëllumb jo garues qëndron në kafazin e garuesve në
ditën e garës, garuesi është i lejuar që të fus brenda pëllumbin mirëpo
vetëm me prezencën e referit, Droperi nuk duhet të përdoret përndryshe
do të llogaritet koha për ndërprerje.
ARTIKULLI V. - MBAS FLUTURIMIT
- 1) Kur pëllumbat garues të futën nën kontroll, referi i verifikon
numrat e unazave.
- 2) Referi dhe garuesi e nënshkruajnë Procesverbalin.
ARTIKULLI VI - DËRGIMI, KRAHASIMI DHE PUBLIKIMI I REZULTATEVE
- 1) Çdo garues i dërgon rezultatet e veta “Procesverbalet e
nënshkruara” tek përfaqësuesi i fluturimit ndërkombëtar të rajonit të
tij (Australia, Amerika, Britania e Madhe, Kontinenti i Evropës,
Ballkani) jo më larg se një ditë pune mbas ditës së garës, data në
vulën e anulimit vendos. Përfaqësuesi i fluturimit ndërkombëtar i atij
rajoni fut në dosje procesverbalin në zyrën e tij dhe e mban atë në
dosje.
- 2) Përfaqësuesi lokal i ITF ka kohë një jave që të krahasoj
rezultatet dhe ti dorëzoj ato te ITF kohëmatësi kryesor nëpërmjet
postës elektronike (e-mail).
- 3) Kohëmatësi kryesor pastaj i vendos rezultatet botërore në veb
faqen e ITF.
- 4) Do të jenë dy lloje të klasifikimit të fluturimit:
- a) Koha më e gjatë e fluturimit.
- b) Përqindja e fluturimit të natës.
- 5) Koha më e gjatë e fluturimit përdoret për të caktuar fituesin e
garës.
- 6) Çdo pjesëmarrës në Fluturimet Ndërkombëtare merr diplomë
përkujtimore nga ITF në fund të çdo sezoni të fluturimit, duke u
siguruar që ata ta bëjnë pagesën e postes
ARTIKULLI VII. - TË NDRYSHME
- 1) Sistemi nderit (pa refer) është i lejuar në ITF, dhe në rast ky
sistem është përdorur, Garuesi merr përgjegjësitë e referit. Koha e
fluturuar në sistemin e nderit do të jetë e shenuar në përputhje me
kohëzgjatjen e fluturimit.
- 2) Nëse ndonjë mos adhurues i sportit i cili drejton rolin e
garuesit apo të referit do të rezultojë me dy vite largim nga ITF.
- 3) Organizatorët e ITF i inkurajojnë të gjithë individët e
klubeve/unioneve të tiplerav që të dërgojnë përfaqësuesit e tyre dhe të
shikojnë kurset e garave rajonale të ITF dhe të raportojnë në të
shkruar, ndonjë rast të dyshimtë për konsiderim te organizuesit e ITF.
- 4) Gjuha zyrtare e përdorur në rregulla dhe procesverbale është
Anglisht. Vullnetarët janë të mirëseardhur që të përgatisin versione në
dy gjuhë.
- 5) Nëse jeni në dyshim për interpretimin e këtyre rregullave,
kontakto përfaqësuesin rajonal të ITF.
E përpiluar nga Davey Warrener dhe Frank Otta, bazuar në të dhënat që i kanë.
Përkthyer nga Haki Dauti